Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka arritur në gjysmëfinale të Grand Prix në Zagreb të Kroacisë.
Ai në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon, garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.
Gjakova në xhiron e tretë mposhti me dy Wazaari për Ippon, izraelitin Oron Giner.Akili në çerekfinale mposhti me Wazaari, sllovenin Martin Hojak.
Xhudisti kosovar në gjysëmfinale takohet me algjerianin Messaoud Redouane Dris.