Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje personale me futbollistin Randal Kolo-Muani.
Mediat franceze raportojnë se tashmë marrëveshja mes dy palëve është e kompletuar totalisht.
Kolo-Muani ka pranuar ofertën deri në qershorin e vitit 2028.
Ndërkohë, bisedimet mes dy klubeve, Paris Saint-Germain dhe Frankfurt për lojtarin janë ende në fazat fillestare dhe pritet që të marrin pak kohë.