11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Vetura godet një fëmijë 12-vjeçar në Suharekë, vajza dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Xhavit Syla’ në Suharekë, ku një veturë ka goditur një fëmijë 12-vjeçar.

Sinjali mëson se e mitura ka pësuar lëndime serioze trupore dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të natyrës së lëndimeve, vajza është udhëzuar të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se 12-vjeçarja ka pësuar frakturë në bosht kurrizor dhe e njëjta po vazhdon trajtimin.

Ndërkohë Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të pakujdesisë së shoferes që po drejtonte veturën, e cila është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img