Fatime Beha, 14-vjeçare, nga fshati Carralevë, komuna e Shtimes, ishte e vendosur se nuk do t’i dëgjonte komentet se “futbolli është për djem dhe jo për vajza”.
Mes paragjykimeve, por me përkrahjen e babait të saj, i cili është trajner i futbollit, Fatimja po e vazhdon ëndrrën e saj që një ditë ta ngrejë lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Si 12-vjeçare, ajo udhëtonte nga Shtimja në Prishtinë për të mos i humbur stërvitjet.
Si ëndërr, ajo e ka që të paraqitet në Kupën e Botës për femra.
Që nga mosha 7-vjeçare ajo kishte nisur të mirrej me futboll dhe luante bashkë me djemtë, në mungesë të një ekipi të futbollit të vajzave në qytetin e Shtimes.