6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Funksionalizohet Agjencia e Punësimit në Kosovë

Qeveria e Kosovës, sot miratoi vendimin për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

“Procesi i emërimit është bërë në harmoni të plotë me legjislacionin dhe në pajtim me marrëveshjen me Qeverinë Britanike, e cila ofron mbështetje institucioneve në procesin e rekrutimit të pozitave të larta.

Agjencia e Punësimit do të fuqizojë edhe më tepër politikat e punësimit, ndërsa viti 2017 do të jetë edhe më premtues”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim thuhet se gjatë 2 viteve punë, shërbimi i punësimit, identifikoi 25,643 vende të lira pune, një ngritje prej mbi 200% krahasuar 2014 me 2016. Në fakt vitet 2015 dhe 2016 shënojnë regjistrimin më të lartë të vendeve të lira të punës të regjistruara nga shërbimi punësimit në dhjetë vitet e fundit.

“Në dy vite ndërmjetësuam në punësim mbi 12,928 punëkërkues dhe filluam masat aktive të tregut të punës, si subvencionimi pagave, trajnimi në punë, grantet, trajnimet në Qendrat e Aftësimit Profesional, si dhe lehtësuam punësimin në Gjermani dhe heqjen e lejeve për punësim në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img