3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ish-Udhëheqësi i Spitalit në Ferizaj del përfundimisht i pafajshëm

Ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit në Ferizaj, Halit Gerbeshi, i akuzuar për korrupsion është shpallur i pafajshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”.

Ai tha se Gjykata e Apelit ka vërtetuar pafajësinë e tij ndërsa të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij i quajti komplot.

“Këto ditë Gjykata e Apelit ka marrë vendim për vërtetimin e pafajësisë sime në lidhje me komplotin që më përgaditen hijenat, ndyrësirat dhe zhvatësit e vlerave dhe vendit”, shkroi ai.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, nga shtatori 2021 e deri në dhjetor 2021, në Ferizaj, i pandehuri Halit Gërbeshi, në cilësinë e personit zyrtar, ushtrues i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, në vazhdimësi dhe me dashje, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img