6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu: Albin Kurti në panik

Deputeti i PDK-së , Bekim Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Kurtit, në të cilën ky i fundit mbron Ministrinë e Tregtisë dhe zhvillimet e fundit në të.

Sipas tij, Kurti i frikësuar nga arrestimi i bashkëpuntorëve të tij ka zgjedhur t’i sulmojë institucionet e zbatimit të ligjit, mediat dhe opozitën.

Më tutje ai ka theksuar se nga reagimi i Kurtit të zhgënjyer kanë mbetur vetë votuesit e tij.

“Votuesit e tij të dëshpëruar me çfarë po ndodh, nuk po mund ta besojnë që Kurti po i mbron hajnat e rezervës shtetërore, hajnat e energjisë, hajnat e barnave në shëndetësi, dhe hesht për asambleistin e tij drogagji.”


Haxhiu ka akuzuar Kurtin se në vendin e bastisur ka realizuar takime sekrete.

“Bastisjet dje u zhvilluan në objektin që Albin Kurti e ka vend qëndrim për takimet e tij sekrete, me lift special zbret dhe takon njerëz që veç Ridi e din më mirë për ato takime”, shkruan Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Albin Kurti në panik!

I frikësuar nga arrestimi i bashkëpuntorëve të tij ka zgjedh t’i sulmoj institucionet e zbatimit të ligjit, mediat dhe opozitën.

Votuesit e tij të dëshpëruar me çfarë po ndhodh, nuk po mund ta besojnë që Kurti po i mbron hajnat e rezervës shtetërore, hajnat e energjisë, hajnat e barnave në shëndetësi, dhe hesht për asambleistin e tij drogagji.

Bastisjet dje u zhvilluan në objektin që Albin Kurti e ka vend qëndrim për takimet e tij sekrete, me lift special zbret dhe takon njerëz që veç Ridi e din më mirë për ato takime.

Ridi tash në burg, prandaj Albin Kurti para se t’i sulmoj të tjerët duhet të sqarohet jo vetëm për përmbajtjen e takimit të tij me Lajqakun në lokalin “Bukë e Zemër” por për lidhjen dhe afërsinë e tij me Ridin.

Nuk kan faj as opozita as mediat, as prokuroria pse Albin Kurti i ka hajna e drogagji bashkëpuntorët e arrestuar në Kosovë e Shqipëri.

Tash e krijonë ndonjë kauzë, në Veri apo Maqedoni me ua trullosë mendjen e lehtë votuesve, ua lexon ndonjë poezi, del e thotë ndonjë frazë a thënie filizofike e mendon që populli është dele e i beson sërish rrenat e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img