Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se Qeveria e Albin Kurtit e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë.
Ky reagim i deputetit, vjen pas deklaratës së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media.
Ajo hodhi akuza në drejtim të njësitit hetimor të Policisë së Kosovës ku tha se sot ata u paraqitën në MINT pa një certifikatë për siguri shtetërore, ndonëse kërkonin dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.
“Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media)”, ka shkruar Hoti.
“Ndërkaq, Ministrja sot e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore”.
“Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë”, shkroi deputeti opozitar.