4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hajdari e godet Bajçinovcin që tha se zyrtarët e arrestuar janë nga radhët e PDK’së dhe LDK’së

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari u ka bërë thirrje mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, që të mos bëjnë lidhje me partitë politike pas arrestimeve të fundit në këtë ministri.

Kjo deklaratë e Hajdarit erdhi pasi deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci tha sot se njëri nga të arrestuar është i LDK-së e tjetri i PDK-së. 

“Bashkëpartiakët e mirë ndoshta kanë mungesë të informacionit. Aktivistë të tillë të LVV-së i lus të gjithë që të mos të aludojnë në emërtime të ndryshme qoftë partiake apo emërtime të tjera, sepse unë si ministre e MINT, ministre e VV-së, nuk kam ardhur për të shikuar në nivel partiak të punojë, por kam ardhur në nivel të zbatimit të ligjit , të Kushtetutes dhe asnjëherë unë nuk e di për këta zyrtarë se kush në cilën parti beson, sepse është e drejtë e tyre të besojnë në parti të ndryshme. Nuk është e drejtë që të gjykohen publikisht derisa sot po mbahen për 48 orë të zbardhur një realitet”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img