Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, një aksident në komunikacion ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku janë përfshirë dy vetura.
Në vendngjarje shihet të ketë arritur Policia e Kosovës.