Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është nominuar për një tjetër çmim të rëndësishëm ndërkombëtar.
Ajo këtë herë është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë crossover e vitit” (me termin ‘crossover’ i referohen një kënge që tërheq audienca të ndryshme nga zhanre të ndryshme.
“Seasons” është kënga me të cilën 33-vjeçarja ka arritur të nominohet në këtë kategori, në eventin e madh të ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards 2023.
Kënga “Seasons” vjen në bashkëpunim me legjendën e muzikës country, Dolly Parton, dhe është publikuar sivjet në kuadër të albumit “Bebe” nga Bebe Rexha, të cilin e ajo e publikoi në prill të këtij viti.
E lumtur për këtë sukses, Bebe Rexha reagoi me një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), duke shkruar: “People’s Choice Country Awards, nominuar për çmimin ‘Kënga më e mirë crossover’! Dolly Parton, të dua. Votoni për ‘Seasons’” (mund të votoni në këtë link).
Bebe Rexha përndryshe këtë vit ka qenë e nominuar edhe për çmimin Grammy në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, por u mund nga Beyonce.
Shqiptarja ka gjithashtu një nominim në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, që do të mbahet në shtator.
Në MTV VMA 2023, ajo konkurron për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” për bashkëpunimin e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan.