Një tërmet me fuqi shkatërrues prej 6.3 magnitudë ka goditur kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme të mëdha nga tërmeti i së enjtes, të cilin shërbimi gjeologjik kombëtar i Kolumbisë e raportoi si tërmet me fuqi prej 6.1 magnitudë, transmeton Telegrafi.
Ndërtesat u shkundën dhe sirenat u dëgjuan teksa mijëra banorë të kapluar nga paniku dolën në rrugët e kryeqytetit.
Kryebashkiaku Claudia Lopez tha se një grua u rrëzua për vdekje në juglindje të kryeqytetit.
“Na vjen keq shumë për incidentin e vetëm të rëndë të raportuar: një grua u hodh nga kati i 10-të i një pallati banimi në Madelena, me sa duket për shkak të nervave. Ne po i shoqërojmë ata që ishin me të në apartament me ekipe mjekësore”, tha Lopez në X, i njohur më parë si Twitter.