-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çështja Beleri/ Mitsotakis ndëshkon Ramën, nuk e fton në darkën me liderët e rajonit

Në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Athinës janë tensionuar për shkak të arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, një tjetër qëndrim vjen nga pala greke.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në 21 gusht do të mirëpresë në një darkë informale liderët e rajonit, por nuk ka ftuar kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shqipëria, që ishte e ftuar në rang Presidenti, nuk do të jetë e përfaqësuar.

Sipas gazetës greke “Protothema”, në Athinë do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi. Të pranishëm do të jenë edhe liderët e shteteve të rajonit që janë anëtarë të Bashkimit Evropian.

Në këtë darkë ku do të jetë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të diskutohet për të ardhmen evropiane të Ballkanit. Duke ftuar presidentin, pala greke ka shmangur Ramën.

Një grup personash, protestuan në sheshin e Spillesë në Himarë disa ditë më parë, ku kërkonin lirimin e krebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nga burgu.

Në protestë u shfaqën kryebashkiaku i Athinës Kostandinos Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandinos Zervas si dhe kryetarët e bashkive Igumenicë dhe Korfuz. Protesta u organizua nga Omonia. Athina zyrtare e ka konsideruar arrestimin e Belerit si me prapavijë politike, çka ka sjellë replika të ashpra ndërmjet dy qeverive.

Në një postim në rrjetet sociale për protestën, Rama u shpreh se ngjarje të tilla mund të sjellin pasoja regresive në rindezjen e toneve nacionaliste dhe urrejtje ndërmjet dy vendeve, duke e konsideruar unikale në historinë e Europës.

Sipas tij, kryebashkiaku i zgjedhuri Himarës po përballet akuzat në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, institucion i cili ka vendosur prapa hekurave shumë zyrtarë të lartë socialist.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img