7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

I kaloi 19 vite në burg pa e kryer as edhe një krim, shteti i Australisë dëmshpërblen burrin me pesë milionë dollarë

Një burrë nga Zelanda e Re që i kaloi 19 vite në burg pa kryer as edhe një krim, do të marrë një dëmshpërblim rekord prej gati pesë milionë dollarësh të Zelandës së Re, ose 2.7 milionë euro, njoftoi qeveria.

Në vitin 1986, Alan Hall u dënua për vrasjen e Arthur Easton dhe plagosjen e djalit të tij Brendon, dhe mori u dënua me burgim të përjetshëm.

Ai ka qenë në burg pa pushim për gjithsej 19 vjet dhe dënimi i tij u anulua vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

“Qeveria ka rënë dakord t’i paguajë atij 4,933,725 dollarë si kompensim për të gjitha ato vite prapa grilave”, tha Ministrja e Drejtësisë e Zelandës së Re, Deborah Russell.

“Unë e pranoj se një falje dhe kompensim nuk do ta korrigjojë kurrë plotësisht gabimin që pësoi Hall. Por shpresoj se do të ndihmojë në njëfarë mënyre”, shtoi Russell.

Familja Hall tha se gjëja më e rëndësishme ishte njohja e pafajësisë së tij nga qeveria, por theksoi se nëna e tij, Shirley, nuk arriti ta shihte atë.

“Alan ishte 24 vjeç kur u arrestua. Tani është 61 vjeç. Me njoftimin e sotëm, Alan mund të fokusohet në atë që i është mohuar për dekada – ndërtimi i jetës së tij si njeri i lirë”, shtuan ata në njoftimin për shtyp.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img