2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj për Kurtin: Njeri i sëmurë për pushtet, që nuk dorëhiqet!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa enorme, siç thotë ai, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Duke iu referuar rastit të ditës së sotme me bastisje dhe arrestime në Prishtinë, ai shprehet se akuzat drejtohen vetëm në një adresë, përderisa thotë se kaq shumë zyrtarë qeveritarë dhe persona të afërt me qeverinë e partinë në pushtet janë të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet, të padëgjuara më parë në Kosovë.

“Koka dhe udhëheqësi i tyre është kryeministri i vendit dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë për pushtet, të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, e që nuk dorëhiqet, obligohet mobilizimi i të gjithë atyre që e duan  atdheun dhe që përfaqësojnë interesat e vendit dhe qytetarëve, pa dallime partiake”, shtoi ai.

Kryetari i AAK-së tutje vlerësoi se thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img