Një raport i fundit i Eurocontrol Flights tregon se Shqipëria zë vendin e parë në Europën Juglindore për rritjen e fluksit të fluturimeve.
Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar të dhënta nga “States in the Eurocontrol Network” shkruan se kthesa e madhe ka kohë që ka nisur.
“Ja dhe Shqipëria Turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës
Kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekjes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”, shkruan Rama.