Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit.
Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij.
Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it.
Muharremi akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.
Pamjet e siguruara nga Infokusi, shihet një zyrtar teksa futet brenda lokalit dhe banesës së Ridvanit.