3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Aksioni kundër lëmoshë-kërkuesve në Prizren, mbi 20 persona depërtohen në Shqipëri

Qindra persona në Kosovë pretendohet se kryejnë punë të rënda. Shumë prej tyre detyrohen të kërkojnë lëmoshë. Në çdo stinë, ata kërkojnë para ose shesin gjëra të vogla ushqimore. Disa prej tyre qëndrojnë afër semaforëve dhe u afrohen makinave për t’i pastruar xhamat dhe për të kërkuar ndonjë cent.

Shpesh herë me lëmosh kërkuesit abuzohet duke u trafikuar nga shkelës të ligjit të cilët i përdorin si “mjet” për të përfituar para më lehtë.

E së fundmi, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në këtë komunë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se nga ky aksion, mbi 20 persona janë depërtuar në Shqipëri.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot gjatë ditë është organizuar nja aksion për lëmoshë kërkuesit të cilët janë dërguar në Gjyaktën për kundërvajtje dhe është shqiptu gjoba kundërvajtëse. Ndërsa është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale”, tha Bytyqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img