5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Besnik Mujeci është niveli i VV-së, pushteti i “shurdhër” për aferën me vajin dhe grurin

Ish-ministri i Jashtëm, Anton Berisha në një lidhje skype me emisionin “Ballkan Update” foli fillimisht për politikën përçarëse të Albin Kurtit, ku theksoi se kryeministri i Kosovës është në kërkim të problemeve dhe jo në kërkim të punës.

Sipas tij kjo vjen si rrjedhojë e të shkuarës së Kurtit, i cili nuk ka asnjë ditë përvojë pune.

“Unë e shikoj në rastin në kuadër të veprimtarisë politike, që zhvillon Kurti, që është në kërkim të problemeve. Pra ky nuk është në kërkim të punës dhe në kërkim të kryerjes së mandatit.

Dukeqenëse ky nuk ka asnjë ditë përvoje pune. Karriera e tij është ndërtuar në mashtrime, manipulime dhe rebelime, në Maqedoni ishte skandali i radhës. Në mënyrën më të papërgjegjshme, ky irriton edhe shtetin fqinj dhe krijon një situatë, të cilën kryeministri maqedonas duhet ta kursejë” tha ai.

Besnik Mujeci, i afërt me kupolëën e Vetëvendosjes është lënë në burg pasi u kap pak ditë më parë në drogë. Për këtë Ademi tha se ky është niveli i qeverisë, drogxhi ordiner.

“Ky është niveli i tyre. Një drogaxhi, ordiner, i cili jepte zjerm patriotizmit me statuse, që është vetëm një mbulesë që këta të kryejnë veprimtari të tilla, pa qenë të shqetësuar.

Ka shfrytëzuar pozitën e tij në bashkinë e Prishtinës dhe aksionarit në stacionin e autobusëve, si edhe lidhjet e shkurtra që ka me udhëheqësit, si Kurti, Zvecla apo edhe Haxhiu.

Se sa janë të involvuar edhe ata vetë, do të jetë një çështje që do të sqarohet.

Kurti dhe shumë si ai, nuk kanë punuar ndonjë ditë, por e gjitha është lidhur me rebelizëm dhe lidhje të fshehta.

Ky organizim shkon përtej veprimit klasik kriminal, por besoj se organet e drejtësisë në dy shtetet do ta çojnë deri në fund këtë çështje dhe të zbulohet zinxhiri” u shpreh Ademi.

Në lidhje me aferën e rezervave të shtetit, ish-ministri tha se përpos punës së drejtësisë, duhet dhe një reflektim politik, gjë që LVV nuk ka ndërmend ta bëjë duke vendosur të jetë e “shurdhër” dhe çdo veprimtari tqa trajtojë si kriminale dhe të parëndësishme për ta trajtuar politikisht.

“Sigurisht edhe për këtë rast janë organet e drejtësisë që duhet të ndërmarrin vendimet e duhura, që të zbulojnë se çfarë ka ndodhure dhe çfarë është duke ndodhur me procesin e sigurimit të rezervave të shtetit.

Duhet të ketë edhe një reflektim politik. Në raport me atë që kush është involvuar, por siduket LVV ka vendosur të jetë e shurdhër dhe çdo veprimtari ta trajtojë si normale dhe të parëndësishme për ta trajtuar politikisht.

Këta merren më shumë me veprime të jashtëligjshme dhe luajnë rolin e policisë morale dhe moralit shoqëror, ndërkohë që me dy këmbë shkelin normat.

Kemi të bëjmë me një bashkësi njerëzish të papërgjegjshëm që për fat të keq kanë mandatit e qeverisjes së vendit dhe kjo qeveri e ka bërë

Kosovën të vetmin vend në Ballkan që ka sanksione nga BE dhe SHBA” përfundoi ish-ministri.r.t/abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img