9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Diplomatët të shqetësuar, ende s’ka reagim nga autoritetet e Kosovës për dorëheqjet e tre policëve

Shefi i EULEX’it Giovanni Pietro Barbano dhe ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, thanë se tre policë serbë të saporekrutuar kanë dhënë dorëheqje. Këtë gjë nuk e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës akoma.

Shefi i EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano tha se është i shqetësuar me dorëheqjen e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës.

Ai shkroi se këto zhvillime shqetësuese po i ndjekin nga afër dhe tha se përbërja e policisë duhet të jetë përfaqësuese e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Po i shoh me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. EULEX po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë”, tha ai.

Barbano shtoi se anëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës të orientuar nga komuniteti.

“Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policimit efektiv, efikas, përfaqësues dhe të përgjegjshëm në fushëveprim më të gjerë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, ambasadori Hovenier tha se Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve.

“Siç kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovës dhe policët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë nga intimidimi”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Ai ka thënë se janë duke e përcjellë këtë situatë nga afër.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Policisë së Kosovës për të kuptuar numrin e saktë të dorëheqjeve dhe arsyet, por deri më tash nuk ka pranuar përgjigje.

Më 25 korrik në Veri kanë nisur punën 74 policë të rinj të komuniteteve joshumicë. Prej tyre, 45 ishin të komunitetit serb.

Policët e rinj u patën shpërndarë në katër komunat e veriut- Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Mirëpo menjëherë pas nisjes së punës, pjesëtarët serbë u ballafaquan me linçime.

Ndërkaq, kujtojmë se më 5 nëntor, për shkak të vendimit për targat, afër 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img