2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Serbët do të kenë autonomi në Kosovë, por jo për t’u shkëputur: E thotë ish-ambasadori britanik

Minoriteti serb do të fitojë autonomi dhe kjo do të jetë pjesë e kompromiseve të dhimbshme që do të duhet të bëjë lidershipi i Kosovës. Por do të jetë e dhimbshme nga të dyja palët, thotë ish-diplomati britanik Sir Ivor Roberts, ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Jugosllavi, Irlandë dhe Itali.

Për Roberts, nuk ka dyshime se “pakica serbe do të ketë autonomi”, por jo me të drejtë për t’u shkëputur.

“Pakica serbe do të ketë autonomi. Kjo është pjesë e kompromiseve të dhimbshme që lidershipi i Kosovës do të duhet të bëjë. Por do të jetë e dhimbshme nga të dyja anët. Pakica serbe, nga ana e saj, duhet të pranojë se autonomia i referohet kulturës, ekonomisë dhe vetëqeverisjes lokale, dhe jo të drejtës për t’u shkëputur – kjo është një pilulë e hidhur që pala serbe duhet ta gëlltisë në këmbim. Kjo do të jetë një marrëveshje e vështirë për t’u finalizuar, por të gjithë duhet të mendojnë për përfitimet afatgjata, jo për dhimbjen afatshkurtër”, tha Roberts në një intervistë për mediumin serb, Demostat.

Ai thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbre “nuk është qëllim në vetvete”.

“Ajo që është e rëndësishme është që momenti drejt një marrëveshjeje përfundimtare të ruhet dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë të diskutojmë formën e asaj marrëveshjeje”, tha Roberts, duke iu referuar planit franko-gjerman.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img