4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Edhe rektori Dema përfitoi nga privatizimi

Privatizimit të pronave shtetërore në Kosovë ia panë hairin shumë zyrtarë publikë, e njëri ndër ta është edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema.
Në vitin 2008, ai ka privatizuar dy lokale nga ish Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), tash Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Lokalët e blera në Prishtinë janë të lëshuara me qira dhe njeri gjendet në lagjen Dardania, tjetri në Bregun e Diellit, raporton lajmi.net.
Emri i Marjan Dema gjendet në listën e asetëve të privatizuar të cilën kohë më parë e ka publikuar AKP-ja ne ueb faqen e saj. Sipas kësaj liste, Dema i ka blerë dy lokale në vitin 2008. Njërin është i blerë në vlerë prej 7200 euro, dhe është 48 metër katrorë dhe tjetrin është blerë 15100 euro dhe është i madhësisë 22 metra katrorë.

Para pakë javëve, ndër zyrtarëve të fundit, rektorit Dema i është publikuar pasuria në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Të dy lokalet që figurojnë në listën e shitjes së AKP-së janë deklaruar edhe në deklarimin e pasurisë, veç se vlera e tyre monetare është rritur, madje i njërit shumëfish më shumë se sa është blerë. Lokali që është blerë për 7200 euro, në deklarimin e pasurisë është paraqitur në vlerë prej 7500 euro, dhe thuhet që është lokal me karakter të përkohshëm. Ndërsa, lokali i blerë për 15,100 euro, është paraqitur në vlerë monetare prej 50 mijë eurove.
Sipas deklarimit të pasurisë dy lokalet e blera figurojnë që janë të lëshuar me qira. Të hyrat për njërin lokal janë shënuar në vlerë prej 1800 euro dhe gjinde në lagjen Dardania dhe tjetri në Bregun e diellit, dhe tw hyrat janë 900 euro, por nuk është shënuar nëse këto të hyra janë mujore apo vjetore, as viti kur janë lëshuar me qira. Lidhur më këtë lajmi.net nuk ka marr përgjigje nga rektori.
Gjatë kohës që Dema kishte përfituar nga privatizim ishte në pozitë udhëheqëse në UP. Deri sa lokalet janë privatizuar në vitin 2008, sipas CV-së së tij, nga viti 2006 deri në 2009 ka qenë Prorektor për burime dhe infrastrukture dhe zëvendës/rektor në Universitetin e Prishtinës. /lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img