7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

BE-ja s’tregon se kur mund të hiqen masat ndaj Kosovës, kërkon të ndërmerren hapa tjerë drejt shtensionimit

Bashkimi Evropian ka përsëritur se duhen marrë hapa tjerë për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, në konferencën e përjavshme për media, i pyetur nëse BE-ja do të heqë masat ndaj Kosovës, në rast se shpallen zgjedhjet e reja në katër komunat në veri, ka thënë se heqja e masave ndëshkuese nuk varet nga BE-ja apo partnerët ndërkombëtarë, por nga aftësia e Beogradit dhe Prishtinës për t’iu përgjigjur kërkesave, zotimeve apo detyrimeve.

“BE-ja kërkoi nga Kosova që të veprojë në drejtim të deeskalimit dhe të pezullojë menjëherë të gjitha veprimet e policisë në dhe rreth ndërtesave administrative komunale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Katër kryetarë komunash do t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre jashtë ndërtesave komunale. Nee mirëpritëm njoftimin e qeverisë së Kosovës për reduktimin e prezencës policore për 25 për qind brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Të gjithë këta janë hapa të rëndësishëm, por nevojiten hapa shtesë”, tha Stano gjatë konferencës për media.

Ai shtoi se për ta zgjidhur krizën aktuale, duhen të shpallen zgjedhjet e reja në veri, sa më shpejt të jetë e mundur.

“Si me çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorën tonë, ato varen nga aftësitë e palëve për të ofruar në kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Për ta zgjidhur krizën aktuale, kemi thënë shumë herë, duhen të shpallen zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat në veri, e atë sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjedhjet të organizohen në mënyrë të plotë dhe gjithpërfshirëse, që nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pa kusht të serbëve të Kosovës”, ka thënë Stano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img