-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti përzihet edhe në zgjedhjet në Zvicër, po u ndihmon Socialdemokratëve në fushatë parazgjedhore

Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Socialdemokrate (PS) në Zvicër do të marrë ndihmën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të fituar votat e diasporës kosovare.

Siç njofton e përditshmja zvicerane Blick, Kurti do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore të PS-së, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka marrëveshje bashkëpunimi.

Në fund të shtatorit, Kurti pritet të flasë në një takim të organizuar nga PS në Cyrih..

Socialdemokratët përmes Kurtit dëshirojnë që me pasaporta zvicerane të fitojnë votuesit e diasporës së Kosovës.

Në fillim të këtij viti, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, Kurti deklaroi se dëshiron të mbështesë PS-në në zgjedhje.

Ajo parti shpreson që në zgjedhjet e vjeshtës të ketë sukses që të mobilizojë sa më shumë zviceranë me origjinë të huaj, që ata të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë për atë parti.

Përveç Kurtit, në fushatën e PS-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues të partisë së majtë HDP, Partisë Demokratike Italiane dhe Partisë Socialdemokrate Austriake (SPO).

Mirëpo, nuk ishte vetëm PS që zbuloi potencialin e organit votues me origjinë të huaj, kështu që Partia Liberale e Gjelbër (GLP) tashmë në Prishtinë, në aeroport, vendosi një poster parazgjedhor të këshilltarit nga Cyrihu dhe kandidates për deputete Sanija Ameti.

Megjithatë, Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka kritikuar njoftimin e socialdemokratëve se ata do të kenë “ndihmë” nga jashtë në fushatën zgjedhore.

Sekretari i Përgjithshëm i SVP-së Peter Keller tha se Zvicra nuk ka ndërhyrë në fushatat zgjedhore të vendeve të tjera dhe se vendet e tjera nuk duhet të ndërhyjnë në fushatat në Zvicër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img