Asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci bashkë me katër persona të tjerë u kap për trafik droge.
Droga e llojit “ekstazi”, u transportua nga stacioni i autobusëve të Prishtinës për në Shqipëri, ku edhe u kap atje.
Hiç më pak se 11 mijë doza “ekstazi” u gjetën nga Policia e Shqipërisë, në aksionin ku u arrestua, Besnik Mujeci i VV-së.
Lajmi.net ka qëndruar në qendrën për trajtimin e personave nga drogat “Labirint”, për të pyetur lidhur me rrezikun e përdorimit të kësaj llok droge.
Drejtori i kësaj qendre, Safet Blakaj, ka treguar për rrezikun e madh që qon kjo substancë për ata që e përdorin.