-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i PDK-së: Ka kimi të çuditshme mes Kurtit dhe njerëzve të ish-sistemit jugosllav

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në PDK, ka kritikuar emërimin e zëvendësministrit Radoica Radomiroviq. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i shkon për shtati Serbisë.

Gruda ka thënë se ka “kimi” mes Kurtit e njerëzve të ish-sistemit jugosllav.

“Nuk e kuptoj ku i gjen këta serbë që të punoj. Nuk dua të them se Albini është 100% me agjendën e Serbisë, por ajo që bën i shkon për shtati Serbisë. Ka një kimi të çuditshme mes Albin Kurtit me njerëz të ish-sistemit. E glorifikim Zoran Gjinçiqin, del të jetë koordinuar me Radojçiqin, emëron një person që ka qenë pjesë e ushtrisë të federatës jugosllave, djalin e tij e bën drejtor në komunat në veri. Këto janë fakte, nuk janë interpretime të PDK-së”.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, Qeveria e Kosovës ka probleme serioze me korrupsion e njerëz të inkriminuar. Gruda ka thënë se raste të veprave kriminale të qeveritarëve po shfaqen përditë. Për rastin e Besnik Mujecit, ai ka thënë se përveç përgjegjësisë ligjore, duhet të japë edhe përgjegjësi politike.

Gruda në “Interaktiv” ka thënë se Mujeci ka pasur edhe mbrojtje politike në aktivitetin e tij.

“Ky person ka afërsi me kreun e asamblistëve të VV-së që është familjar me ministrin Sveçla. Fakti që ky person është zënë në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka pasur asnjë pengesë tregon që me gjasë ka pasur ndonjë mbrojtje politike për të. Pushteti i tij politik duket se ka qenë në funksion të sipërmarrjes së tij të trafikimit me drogë. E kemi këtë dyshim. Një hetim i drejt do të çoj te fakti që ky nuk është person që i vetëm e ka bërë këtë. Është e pamundur të ketë një insistim të tillë për ta dërguar këtë person në bordin e Stacionit të Autobusëve, një përkrahje e tij prej Sveçlës, nuk mund të jetë koincidencë”.

Ndërkaq, ai ka kritikuar Qeverinë për mosreagim ndaj veprimit të Mujecit. Ai ka thënë se vendimet partiake të VV-së po bëhen qëndrime të Qeverisë.

“Disa orë nuk kishte reagim nga Qeveria, mblidhet komisioni disiplinor i VV-së vendos për përjashtimin e tij. Ministrat i bëjnë share atij statusi. Jemi në situatë kur vendimet partiake bëhen vendime qeveritare. Qeveria e Kosovës është qeveri e qytetarëve. Qeveria duhet të ketë qëndrimet e saj dhe popullit nuk mund t’i servohen qëndrimet e partisë si qëndrime të Qeverisë. Qeveria nuk është qeveria e VV-së është Qeveria e Kosovës”.

Padinë e ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari, ndaj medias që shpërndau incizimet për keqpërdorimet me rezervat shtetërore, e zyrtarit të kësaj ministrie, Gruda e ka quajtur lojë politike.

“Sa i përket padisë së ministres, ajo është lojë kryekëput politike. Këta duan t’i ushqejnë militantët partiakë, publikun që mund t’i besojë me idenë se ka shkelje ligjore prej gazetarëve që kanë publiku dhe na i kemi hedhur në gjyq, ai gjyq do zgjatë me vite dhe ata do thonë ja është në gjyq rasti. Nëse vendos gjykata kundër tyre, këta do thonë gjykata është e kapur, ky cikël nuk mbaron kurrë. Ajo padi është qesharake sepse nuk mund të presësh të jesh ministër dhe të mbrohesh prej lloj-lloj pretendimesh se është privatësi, ndërkohë që shfaqesh qartazi duke shkelur çdo rregull të sekretit shtetëror”.

Sipas Grudës, në zgjedhje të parakohshme Vetëvendosja nuk do ta përsëriste rezultatin zgjedhor që pati në zgjedhjet e vitit 2021.

“VV-ja nuk do ta përsërisë kurrë këtë rezultat zgjedhor. Ka një praktikë në politikë, nëse je në qeveri dhe në vitin e fundit të mandatit, mendon se ke qeverisë mirë, ti shkon në zgjedhje para kohe dhe rikonfirmon veten. Nuk ka guxim Kurti të dalë para votuesve të vet sepse nuk e ka mbajtur fjalën”.

Gruda ka komentuar deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, një natë më parë në Interaktiv. Haxhiu ka thënë se Prokuroria po merret me rastin e ambasadorit MArtin Berishaj e me kryeshefin e pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, sepse ajo “s’po ka cka t’i bëjë kryueministrit Kurti”. Ndër tjerash, ministrja ka deklaruar se Lista Serbe ka incizime për partitë opozitare dhe se publikimi i incizimeve të publikuara së fundmi me zyrtarë të partisë në pushtet, kanë qenë në koordinim me opozitarët aktualë.

Gruda deklaratat e Haxhiu i ka quajtur fjalë rruge.

“Këto janë fjalë rruge, ska kutpim të thuhet diçka që smund ta faktosh aq më pak kur je ministre të flasësh me këtë gjuhë. Është e pabesueshme që ajo flet me atë gjuhë, personi që flet nuk e kutpon rolin si ministre. Si mund të thotë ministrja nuk ka cfarë i bëjën Kurtin, e ndjekin MArtinin e drejtorin e KEK-ut – prokurorisë kështu. Është absurde. Është joprofesionale”.

Gruda ka shtuar se Lista Serbe në asnjë formë nuk mund ta shantazhojë PDK-në.

“Radojçiqi dhe kushdo tjetër prej Listës Serbe absolutisht nuk mundet t’i bëjë PDK-së asnjë lloj shantazhi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img