-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shpallet fajtore nëna që mbyti tri vajzat e saja në Zelandën e Re

Një nënë u shpall fajtore të mërkurën për vdekjen e tre vajzave të saj të vogla në vitin 2021 në Zelandën e Re, një muaj pasi familja kishte emigruar nga Afrika e Jugut.

Gjykata e shpalli Lauren Dickason fajtore për tre akuza për vrasjen e vajzës së saj 6-vjeçare dhe vajzave binjake 2-vjeçare. Dënimi vjen me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm.

Më 16 shtator 2021, Dickason, u vendosi kabllot rreth qafës tre fëmijëve të saj, i mbyti ata dhe u përpoq t’i merrte jetën edhe vetes.

Familja sapo ishte shpërngulur nga Pretoria, Afrika e Jugut pasi bashkëshorti i Dickason, kirurgu ortoped Graham, mori një punë në Spitalin Timarum, raporton Upi, transmeton Klankosova.tv.

Prokurorët e bindën gjykatën se ajo i kreu vrasjet si pasojë e zemërimit dhe stresit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img