Prokuroria Themelore e Pejës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Tush Frrokut, të dyshuar për vrasje.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie.
Tush Frroku, më 7 gusht dyshohet se e ka vrarë mikun e tij (vëllain e gruas), Anton Prelën.
Frroku për disa ditë ishte në arrati deri të martën kur edhe u dorëzua në polici.
Ai dyshohet për tri vepra penale “Vrasja e rëndë” ,”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shtrëngimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.