-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rron Gjinovci ia tërheq vërejtjen Kurtit: Je ka shkon rrugës të Hashimit haver

Rron Gjinovci, aktivist, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për projektin e rrugës Prizren – Tetovë.

Sipas Gjinovcit, projekti është turbo-follk politik, pasi ai thotë se nuk ka studim për leverdinë ekonomike përkundër se kosto e projektit minimum është 200 milionë euro.

Madje, Gjinovci thotë se Kurti ”po shkon rrugës së Hashim Thaçit“, por thotë se nuk i shkon gjatë sa Thaçit.

”Rruga Prizren -Tetovë është turbo follk politik. Arsimin s’e ki kërkah, shëndetësinë kërkah, ti po don me nisë rrugë minimum 200 milion Euro pa kurrfarë studimi mbi leverdinë ekonomike (sepse s’ka). Ti je ka shkon rrugës t’Hashimit haver . Ama ty nuk ka me të ec aq gat sa Hashimit, kështu që kujdes“, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Kryeministri Kurti ka pasur një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku e ka përmendur edhe këtë projekt, madje edhe e ka vizituar zonën ku pritet të ndërtohet rruga Prizren – Tetovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img