3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Aliu takohet në Tetovë me Grubin e Ahmetin: “Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë!”

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se në Tetovë u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilët tha se pati bashkëbisedim të shkëlqyer për rëndësinë e bashkëpunimit, rifuqizimin e lidhjeve historike e kulturore dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte në dobi të të gjithë shqiptarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tutje shton se mes tjerash, biseduan për projektin shumë të rëndësishëm infrastrukturor rrugor që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe për hapat e mëtejmë për finalizimin e marrëveshjes financiare.

“Bashkërisht u zotuam që këtë projekt të përbashkët ta realizojmë sa më parë. Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë! ????”, shkroi Aliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img