Nga Partia Demokratike e Kosovës po thonë se ish-kryeshefi i KEK-ut i arrestur për korrupsion, Nagip Krasniqi, i afërt me VV-në, edhe në paraburgim po vazhdon ta marrë rrogën e plotë.
Në një postim në Facebook ai thotë se kjo po bëhet ndonëse gjatë kësaj periudhe ai nuk ka punuar asnjë ditë të vetme, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë:
Kryeshefi i arrestuar i KEK-ut, Nagip Krasniqi që është edhe zyrtar i lartë i partisë në pushtet, në muajin shtator i bën 5 muaj paraburgim dhe me datën 1 shtator do ta marrë sërish pagën e plotë nga taksat e qytetarëve, pa punuar asnjë ditë të vetme. Argati i kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Martin Berishaj nuk guxon të shkarkohet siç i ndodhi narko-trafikantit Besnik Mujeci sepse Nagipi pastaj e shpalosë gjithë skemën mafioze të krimit me energji që po e bën kjo qeveri tash e tri vite.