3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Raportet “ftohtë-nxehtë” mes ambasadorit Hovenier dhe kryeministrit Kurti

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, e pranoi se ka pasur disa mospërputhje mendimesh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një takim që pati sot me gazetarë, ai shprehet se nuk mendon që është befasi për ndokënd kur thotë se kanë pasur disa dallime me Qeverinë Kurti për disa çështje specifike.

“Ne ishim të shqetësuar, sepse donim të punonim së bashku se si të menaxhonim çështjen e kryetarëve të komunave në veri të zgjedhur ligjërisht, mënyrën se si ata e morën detyrën dhe mënyrën se si ata e filluan mandatin, kështu që padyshim që ishte një adresim shumë kritik nga qeveria të përdorte policinë dhe të pengonte hyrjen me forcë në ndërtesa”.

“Nuk menduam se ajo gjë ishte e nevojshme. Njëra nga kërkesat tona dhe të BE-së ka qenë që këta kryetarë të punojnë nga lokacionet alternative për momentin, derisa situata të qetësohet”, deklaroi Hovenier.

Ai tutje shtoi se është situatë e përzier me Qeverinë Kurti, pasi në disa çështje gëzojnë bashkëpunim shumë të ngushtë dhe punojnë në disa gjëra së bashku shumë mirë, e në disa të tjera kanë pasur disa dallime. Megjithatë ai edhe e arsyeton kreun e ekzekutivit.

“E respektoj të drejtën e kryeministrit për t’i bërë zgjedhjet e tij dhe për të përcaktuar atë që ai beson se është më e mira për vendin e tij. Ai është kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike i një shteti demokratik”, vlerësoi ambasadori amerikan në Kosovë.

“Shpresoj se askush nuk do të duhet ta vë në dyshim angazhimin e ShBA-së për qytetarët e Kosovës dhe këtë përpjekje që të gjithë po e bëjmë për ta parë Kosovën të njihet ashtu siç është, si një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë ta shohim plotësisht të integruar në të gjitha institucionet evropiane dhe euroatlantike”, përfundoi përfaqësuesi i ShBA-së në vendin tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img