9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

De Bruyne do të mungojë gjatë, City ia mësyn Olmos

Kevin de Bruyne rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri Pep Guardiola në konferencë për shtyp para ndeshjes së sontme të Superkupës së Evropës ndaj Sevillës.

“Është një lëndim i rëndë”, ka thënë trajneri i Manchester Cityt.

Ylli belg u lëndua në ndeshjen me Burnleyn, ndërsa “Citizens” janë mjaft të shqetësuar për gjendjen e njërit prej futbollistëve të tyre kryesorë.

“Duhet të vendosim nëse do të ketë nevojë për një intervenim kirurgjik. Do të vendosim në ditët në vijim, rrezikojmë të mbesim pa të për 3-4 muaj”, vazhdoi trajneri spanjoll.

Për këtë arsye, kampionët e Anglisë dhe të Evropës po e shqyrtojnë mundësinë të rikthehen në “tregun” e transfereve.

Ata mund t’i vihen pas Dani Olmos, i cili shihet si zëvendësues ideal i yllit belg.

Futbollisti spanjoll shkëlqeu në Superkupën e Gjermanisë, ku i shënoi tre gola kundër Bayern Munichut.

Vetëm në muajin qershor, përfaqësuesi spanjoll e ka vazhduar kontratën me klubin gjerman deri në vitin 2027.

“Sky” bën të ditur se futbollisti e ka një klauzolë prej 55 milionë eurosh, e cila megjithatë do të aktivizohet që nga sezoni i ardhshëm.

Nëse City dëshiron ta transferojë qysh tash, Leipzigu nuk do të zbresë nën 80 milionë euro për kartonin e futbollistit kreativ.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img