0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Oficerja qëllon dhe vret 36-vjeçarin në sy të fëmijës

Vrasja e një 36-vjeçari afrikano-amerikan nga një oficere policie ka shkaktuar tronditje në SHBA.

36-vjeçari sulmoi oficeren e policisë duke mbajtur një send në dorë, e cila pas të shtënave tragjike, rezultoi se ishte një stilolaps.

Ngjarja ka ndodhur, siç shihet në video, përballë një fëmije.

Gjithçka ndodhi më 5 gusht kur policia mori një telefonatë për një incident të dhunës në familje ku përfshihej 36-vjeçari Brandon Cole.

Sipas telefonatës së një fqinji, 36-vjeçari kishte hedhur gruan nga karrigia me rrota dhe po ndiqte djalin e tij adoleshent.

Siç shihet edhe në video, njëri nga dy policët i ka kërkuar 36-vjeçarit për t’i dorëzuar gjithçka kishte bashkë me gruan e tij e cila ishte në trotuar duke u thënë dy efektivëve “mos e kërcënoni burrin tim me armë”.

Pavarësisht apeleve të policisë, 36-vjeçari jo vetëm që nuk u dorëzua, por në një moment bëri një lëvizje agresive ndaj polices, e cila e qëlloi dy herë.

Dosja i është përcjellë prokurorisë vendore, e cila do të vendosë nëse do të ngrihet padi ndaj punonjëses së policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img