-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Vitia në Pragë takon homologun e tij, MSH jep detaje për vizitën atje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë vizitës në Pragë, është takuar me ministrin çek të Shëndetësisë, Vlastimil Valek. Ai ka vizituar edhe spitalin universitar në Motol.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia po qëndron në Republikën Çeke ku ka zhvilluar takim me Ministrin e Shëndetësisë, z. Vlastimil Valek dhe zv/ministrin Jakub Dvoracek. Pjesë e delegacionit që pritën ministrin Vitia ishin edhe znj. Marcela Kubicova, udhëheqëse e Departamentit të Bashkëpunimit Dypalësh dhe Organizatave ndërkombëtare, si dhe z.Ladislav Vilcek, përfaqësues referente Departamentit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Çështjeve të BE-së.”

Në komunikatë thuhet se gjatë këtij takimi, Vitia e ka falënderuar ministrin Valek, i cili njëkohësisht është edhe zv/Kryeministër për qëndrimin e Republikës Çeke në raport me Kosovën dhe ndihmën e këtij shteti.

Në këtë takim është diskutuar për një bashkëpunim të hapur, në shumë fusha, “siç janë mundësia e trajnimeve të profesionistëve shëndetësor për të përfituar nga përvoja e një prej sistemeve më të avancuara të shëndetësisë, si dhe ekspertizat në fusha të caktuara, veçanërisht për çështjen e sigurimit shëndetësor me qëllim të sigurimit të qasjes së barabartë për qytetarët në kujdesin shëndetësor dhe lehtësimin e barrës financiare për pacientët dhe familjet e tyre”.

MSH ka dhënë detaje edhe për vizitën në spitalin në Motol.

“Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Vitia i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, z.Elvir Azizi vizitoi edhe Spitalin Universitar në zonën Motol të Pragës (Motol University Hospital) që ofron shërbime në fushën e kujdesit të përgjithshëm dhe të specializuar dhe është objekti më i madh mjekësor në Republikën Çeke dhe një prej spitaleve më të mëdha në Evropë për shërbimet në pediatri.

Drejtori i këtij spitali, z. Miroslav Ludvik e njoftoi ministrin Vitia dhe bashkëpunëtorët se Spitali Universitar në Motol ju ofron pacientëve kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës në një nivel të krahasueshëm ndërkombëtarisht nga mosha prenatale deri në pleqëri, me një plan për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Vitia pa nga afër punën në Departamentin Onkologjisë së Rrezatimit ku kryhen trajtime gjithëpërfshirëse multidisiplinare të sëmundjeve të kancerit (tumoret e ngurta dhe limfomat) në bashkëpunim me vende të tjera të specializuara të punës. Klinika e Onkologjisë është një nga dy qendrat në Republikën Çeke që fokusohet në trajtimin e tumoreve të rralla dhe është anëtare e rrjetit evropian të referencës për trajtimin e tumoreve të rralla si dhe u diskutua për mundësinë e trajnimit të mjekëve dhe fizikantëve në fushën e radioterapisë”, thuhet në njoftim,.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img