9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kufizimi i mallrave nga Serbia, Hovenier: Presim nga Qeveria veprime që promovojnë lirinë e mallrave

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka folur për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Derisa Kosova dhe Serbia, që të dyja inspirojnë integrimin europian, që të dyja duhet të ndërmarrin veprime që e promovojnë lirinë e mallrave nëpër kufij dhe jo të marrin veprime që e bëjnë të kundërtën”.

Hovenier përmendi edhe bisedën e zhvilluar mes kryeministrit Kurti dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, duke e cituar këtë të fundit, raporton Expresss

“Ne i nxisim palët që të deeskalojnë tensionet, të shmangin veprimet që kontribuojnë në eskalime dhe që të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE. Ne presim nga Kosova dhe Serbia që të implementojnë plotësisht obligimet nga marrëveshja”, citoi Hovenier një pjesë të bisedës që Blinken i tha Kurtit.

“Kjo është perspektiva jonë”, tha ai.

Hovenier përmendi edhe çështjen e furnizimit me barna dhe nëse edhe këto produkte janë të ndaluara të hyjnë në Kosovë. Ai tha se ka parë disa lajme në media për këtë dhe se janë interesuar me seriozitet për të parë si qëndron situata.

“Ajo që është e ndaluar tani janë mallrat e prodhuara nga Serbia, që në njëfarë mënyrë i ndikojnë furnizimin me barna dhe pajisje medicinale. Kjo është një gjë serioze dhe e kemi marrë shumë seriozisht, kështu që kemi folë me zyrtarët kosovarë dhe homologët e tyre serbë për të na ndihmuar që të kuptojmë situatën dhe më duhet të jem i qartë se siç e kuptojmë ne se barnat dhe furnizimi me medikamente importohen nga Serbia sot sikurse ka qenë para datës kur janë marrë masat [nga Qeveria e Kosovës]”.

Për këtë, Hovenier tha se po tentohet që të keqinterpretohet situata.

“Më duhet ta them se kjo duket sikurse njerëzit tentojnë që potencialisht të keqinterpretojnë situatën, nuk mund ta them se pse”.

Hovernier tregoi se kanë biseduar edhe me ministrin e Shëndetësisë për këtë çështje për të parë nëse është prekur zinxhiri i furnizimit me barna.

“Kjo është një çështje serioze dhe SHBA-ja pret nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë veprime që promovojnë lirinë e mallrave në vend që t’i kufizojë ato në ndonjë mënyrë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img