3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosova pranoi veç dy njohje të reja për pesë vjet

Që nga 4 shtatori i vitit 2020, kur Izraeli pranoi pavarësinë e Kosovës, numri i njohjeve vazhdon të mbetet 117. Lëvizje në drejtim të sigurimit të njohjeve të reja, ka paralajmëruar Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rrethanave politike thonë se për njohje të reja duhet më shumë punë e bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Më 4 shtator bëhen tri vite që kur Izraeli u bë shteti i fundit që pranoi pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje ishte siguruar nga ish kryeministri Avdullah Hoti dhe ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, në Shtëpinë e Bardhe, në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në pesë vitet e fundit, Kosovën shtet e pranoi vetëm edhe Barbadosi.

Pa specifikuar emra shtetesh, lëvizje pozitive në drejtim të njohjeve të reja ka paralajmëruar në një prononcim për RTK-së ministrja e ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Ne e dimë se sa agresive është kampanja e Serbisë dhe Rusisë, për të penguar njohjet e reja dhe për të krijuar çnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme. Prandaj ne asnjë prej shteteve më të cilat bisedojmë nuk e vëmë publikisht para sfidave të tilla. Por, ka lëvizje të shumta me shumë shtete”, tha Gërvalla.

Duke folur për Radio Kosovën, në lidhje me procesin e njohjeve, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, shprehet skeptik për sa i përket sigurimit të shpejtë të ndonjë njohjeje.

“Nuk kemi njohje dhe unë besoj se nuk do të kemi njohje të reja deri në fund të kësaj qeverie, sepse këta vetëm kanë abstenuar nga politika e jashtme. Njohjet e Kosovës nuk vijnë pa aleatët tanë, si SHBA, vendet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar apo edhe Turqia. Vetëm me koordinim me këto shtet mund të sigurojmë njohje, e për fat të keq, ne jo që nuk kemi koordinim, por kemi edhe sanksione, pikërisht nga partnerët tanë strategjikë”, tha ai.

Stagnimi i njohjeve ndërlidhet edhe me dialogun Kosovës-Serbi, pohon politologia Arta Tahiri-Beqa, sipas së cilës, vendi duhet të fokusohet në sigurimin e njohjeve nga 5 vendet e Bashkimit Evropian.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i cili është duke u zhvilluar, mendoj se në fazën finale do të ndikojë në njohjen e menjëhershme të Kosovës nga pesë vendet e BE-së, me çka do t’i hapej rruga Kosovë për t’u integruar në institucionet e BE-së”, tha Tahiri-Beqa për Radio Kosovën.

Referuar ueb faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme, vetëm 21 shtete të botës e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në 10 vitet e fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img