Milot Rashica ka zbarkuar në Stamboll, ndërsa sot do të bëhet lojtar i ri i Besiktasit.
Ylli kosovar është pritur si hero në qytetin turk, ndërsa i është bashkuar festës së tifozëve Bardhezi.
Vushtrriasi e zgjodhi Besiktasin përkundër rritjes së ofertës në momentin e fundit nga Galatasaray, ku e kishte kaluar një sezon fantastik në formë huazimi.
Norwich City e shiti futbollistin për 5 milionë euro.
“Jam mjaft i lumtur, jam mjaft i entuziazmuar”, theksoi Rashica, i cili do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin nga Superliga turke.