Gjigandi italian i prodhimit të veturave Lamborghini, do të sjell një risi për ‘meraklinjtë’ e kësaj marke.
Vetëm disa muaj pasi u lansua vetura e parë hibride, gjigandi automobilistik është gati që ta fut në treg edhe veturën e parë krejtësisht elektrike.
Data e nxjerrjes së kësaj veture është 18 gushti.
Prezantimi do të bëhet në “Javën e veturave”, që mbahet në Monterey, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky model do të jetë kryesisht i ri dhe jo një version i një modeli ekzistues me një motor elektrik.
Automjeti i parë plotësisht elektrik i Lambo mund të jetë ende vite larg prodhimit, pasi ajo premtoi vetëm se do të nxjerrë një model të tillë deri në vitin 2030.
Si shumë prodhues të tjerë të automjeteve, Lamborghini është në rrugën drejt elektrifikimit të plotë, por duket që markës t’i duhen edhe disa vite të tjera për të arritur në atë pikë.