5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ahmetaj: Kosova në këto tri vite ka shënuar regres në raport me BE dhe politikën e jashtme

Masat e BE-së për Kosovën do të zgjasin shumë, thotë ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj.

Ajo për Front Online ka thënë se sanksionet janë si ndëshkim politik dhe financiar.

“Masat ndëshkuese nga BE-ja duhet të shikohen në dy drejtime. Ndëshkimi politik që vendi e ka marr dhe ai financiar do të jetë minor krahasuar me efektin politik që do ta kenë sanksionet. Duke nisë nga çështja e njohjeve, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Këto nuk do të jetë vetëm për tani, por do të zgjasin shumë më tepër”, theksoi Ahmetaj.

Ahmetaj fajin për prishjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së e ka hedhur tek Qeveria aktuale.

“Ne jemi të përjashtuar komplet nga i tërë procesi. BE deri në fund të vitit do të ndajë qindra miliona euro për shtetet të cilat janë në proces të integrimit evropian. Kosova e cila është shumë pro BE me një Qeveri aventuriere dhe të padijshëm që e kemi do të mbetët prapë jashtë ndihmave dhe reformave të cilat vinë nga fondet e tilla”, tha ajo.

Ish-ministrja tha se në procesin e Integrimeve Evropiane, Kosova ka shënuar regres.

“Ne nuk kemi shënuar asnjë përparim në këtë proces jemi në regres të thellë nuk jemi as në pikën zero por në minus. Kosova në këto tri vite vetëm ka shënuar regres në raport me BE dhe politikën e jashtme”, deklaroi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img