6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

MD: Gjermania njeh avokatët nga Republika e Kosovës

Ministria e Drejtësisë ka thënë se avokatët nga Kosova mund të punojnë në Gjermani pasi Ministria e Drejtësisë e këtij vendi ditë më parë ka ndryshuar urdhëresën për zbatimin e nenit 206 të Ligjit Federal të Avokatëve.

Sipas ministrisë neni 206 u mundëson edhe avokatëve nga Kosova të ofrojnë shërbime ligjore.

“Neni 206 i Ligjit Federal të Avokatëve është baza ligjore për njohjen e avokatëve nga Republika e Kosovës në Gjermani. Ky paragraf iu mundëson avokatëve nga shtetet jashtë Gjermanisë të bëhen anëtarë të Odave të Avokatëve në Gjermani dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre si avokat të huaj. Me këtë ndryshim, avokatëve nga Republika e Kosovës iu njihet statusi si avokat të huaj, të cilët mund të mbartin emërtimin e tyre profesional (“avokat”) dhe mund të ju ofrojnë personave fizik dhe juridik shërbime ligjore në fushën e të drejtës së shtetit ku janë të licencuar si avokat. Me këtë ndryshim, avokatët nga Republika e Kosovës do të kenë të njëjtin status me avokatët ndërkombëtarë sikurse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët gjithashtu janë pjesë e nenit 206 të Ligjit Federal të Avokatëve”, thuhet në komunikatën e ministrisë, përcjell teve1.info

Avokatët nga Kosova duhet të anëtarësohen në Odën e Avokatëve të Gjermanisë.

Ministria e Drejtësisë ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

“Ky ndryshim shënon një hap të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermaninë në fushën e drejtësisë. Oda e Avokatëve të Gjermanisë nga viti 2018 ka penguar vazhdimisht pranimin e avokateve kosovarë, duke shprehur opinione negative për cilësinë e tyre, ndërhyrje politike dhe në pavarësinë e tyre. Por, e njëjta odë në qershor 2023 ka dhënë një vlerësim pozitiv për pranimin e avokatëve kosovarë, i cili është mbështetur fuqishëm edhe nga Ambasada gjermane ne Prishtinë dhe MPJ gjermane. Pra, të njëjtin status që kanë avokatët kosovarë në Gjermani, avokatët e huaj e gëzojnë këtë të drejtë prej vitesh në Republikën e Kosovës në përputhje me nenin 40 të ligjit Nr. 04/L-193 për Avokatinë”, thuhet tutje në komunikatë.

Në faqen e saj kjo ministri ka publikuar edhe linqen për aplikim për anëtarësim në Odën e Avokatëve të Gjermanisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img