-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

U kap me drogë në Shqipëri, VV e përjashton Mujecin nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e partisë

Komisioni Disiplinor i VV-së ka marrë vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e saja.

Kështu ka njoftuar Alim Rama nga LVV-ja.

‘Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”, ka shkruar ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img