-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca takon senatoren e Nju Jorkut, flasin për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Stafit, Ilir Kërçeli, priti sot në takim Senatoren e Shtetit të Nju Jorkut, Nathalia Fernandez.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, kryetari Konjufca falënderoi Senatoren Fernandez për kontributin e pakrahasueshëm të Shteteve të Bashkuara dhe Shtetit të Nju Jorkut ndaj Kosovës, si dhe për meritat e Senatit dhe Kongresit Amerikan në intensifikimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, transmeton Klan Kosova.

“Kreu i Kuvendit shprehu mirënjohje për punën e saj të jashtëzakonshme ndër vite me komunitetin e gjerë shqiptaro-amerikan në Nju Jork, komunitetin që, siç tha kryetari Konjufca, është simboli më i mirë i raporteve të ngushta historike mes popujve tanë, interesave dhe synimeve tona të përbashkëta”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

“Fokus i bisedës ishin marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve mike dhe aleate, si pikënisje nga ku merr kahe vazhdimësia dhe thellimi i mëtejmë i raporteve miqësore”, thuhet më tutje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img