Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se ka qenë i ftuar në stacion policor në bisedë informative.
“Arsyet mi treguan dhe kanë vendosur t’i kem dy dënime për kundërvajtje. Arsyeja është vizita e kryeministrit të Kosovës në Çair”, ka deklaruar Ganiu, raporton “Shenja”.
Ai tha se me sinqeritetin më të madh konfirmon se emri i Adem Demaçit në atë rrugë është shumë i qëlluar, ngase fryma e tij është ende gjallë.
“Jemi kthyer në kohën kur njerëzit thirreshin në biseda informative, në kohrat e diferencimit, jemi kthyer në kohët kur incizoheshin njerëzit kush ishte aty dhe ju bëhet shtypje në punë edhe në administratë, nëpër punët shtetërore ku janë”, u shpreh Ganiu.
Ganiu tha se nuk ka pasur arsye për dënimet, ndërsa shtoi se kjo ishte me tendencë.
“Thirren në ligj se nuk është kënduar himni i Maqedonisë dhe nuk ka pasur flamuj”, u shpreh më tej Ganiu