Muhamet Hamiti i LDK-së ka reaguar pas rastit të arrestimit të asamblistit të VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci.
Ai ka thënë se për dy vjet e gjysmë Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje ia ka dalë ta konfirmojë veten si pushtetin korruptiv par excellence në Kosovë.
Hamiti ka shkruar se edhe drogën e tregtojnë për të mirën e kombit, në relacion Prishtinë – Tiranë.
“Edhe drogën e tregtojnë për të mirën e kombit, në relacion Prishtinë – Tiranë. Ky Mujeci i VV-së si Muja i legjendave: drejt bashkimit kombëtar me të gjitha mjetet!”
“Lavdi marrësizë së regjimit të ri! #KREJTdheDREJT”
Postimi i plotë:
Lavdi marrëzisë së regjimit të ri!
Për dy vjet e gjysmë Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) ia ka dalë ta konfirmojë veten si pushtetin korruptiv par excellence në Kosovë.
VV-ja e Kurtit e shkel Kushtetutën e shtetit të Kosovës. Nuk pendohet se i ka shkelur, po i vjen keq pse opozita ka bërë parashtresa, ndërsa Gjykata Kushtetuese i ka konstatuar shkeljet e Kushtetutës në shumë raste. Sepse shkeljet i ka bërë për të mirën e Republikës.
Protagonistë të lartë të LVV-së së kryeministrit Kurtit bëjnë korrupsion për të mirën e vet, që, në optikën e tyre i bjen për të mirën e Republikës.
Edhe drogën e tregtojnë për të mirën e kombit, në relacion Prishtinë – Tiranë. Ky Mujeci i VV-së si Muja i legjendave: drejt bashkimit kombëtar me të gjitha mjetet!
Kjo është Qeveria e Shpresës. Ky është regjimi i ri. Ky është ndryshimi aq shumë i proklamuar, të cilin tash po e përjetojnë si përkrahësit ashtu edhe kundërshtarët e regjimit.
Me këtë Qeveri Kosova po e jeton edhe regjimin e sanksioneve ndërkombëtare, që s’i kishte përjetuar kurrrë me regjimin e vjetër.
Lavdi marrësizë së regjimit të ri! #KREJTdheDREJT