3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kështu bëhej transporti i ekstazisë në rastin ku u përfshi asamblisti i VV-së

Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Droga sinstetike sipas mediave në Shqipëri sapo kishte arritur në Tiranë dhe ishte e destinuar për tregun e brendshëm atje.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra ka raportuar se nga të arrestuarit, 3 janë shqiptarë dhe 2 të tjerë nga Kosova.

Sipas mediave në Shqipëri që i referohen burimeve brenda policore siguroheshin dhe dërgoheshin në Shqipëri nga Kosova.

Hetimet lidhur me këtë çështje siç raportojnë mediat shqiptare kishin filluar pesë muaj më parë. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin në zonën e ish-bllokut dhe lokalet e natës.

Në këtë rast është arrestuar edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivisti i këtij subjekti politik, Besnik Mujeci.

ABC News referuar burimeve të veta, trafikantët e kanë shfrytëzuar pikun e sezonit turistik dhe mungesën e kontrolleve kufitare që dërgesat t’i kalonin përmes linjave të transportit të udhëtarëve me autobus të linjës Prishtinë – Durrës.

Pasi dërgesa mbërrinte në Durrës, ata i transportonin më pas me autovetura të marra me qira në Tiranë ose në qytete të tjera, kryesisht bregdetare.

Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, Trafikantët kërkonin pagesa paradhënie si kapar, madje edhe lënien e automjeteve apo edhe si kolateral. Ndërsa vendet e shkëmbimit i linin në vende publike me shumë qarkullim njerëzish.

ABC News ka mësuar emrat e pesë të arrestuarit në kuadër të operacionit ku u sekuestruan 10 mijë doza ekstazi. Në pranga kanë rënë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img