Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, reagoi pas lajmit se është kapur me drogë në Shqipëri asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, si pjesë e grupit që bënin transportimin e lëndës narkotike ekstazi nga Prishtina në Tiranë.
“Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së”, shkroi Mustafa me ironi në Facebook, duke iu referuar një fjalimi të kryeministrit Kurti në Tetovë para pak ditësh.
“Asamblisti i VV-së në Prishtinë, i emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve, përdorte këta autobusë për të trafikuar narkotikë drejt Tiranës, ku dhe u arrestua i zënë me 10.000 doza droge! 10.000!!! Qysh e kishte emëru’ tipi drogën? LV. #ErlliDita #LVV”, shtoi Mustafa.