Sot janë arrestuar pesë persona në Shqipëri, pasi që për të njëjtit dyshohet se kanë transportuar lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë.
TV Klan bën me dije se të prangosurit transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe, transmeton Klan Kosova.
Po sipas gazetares Glidona Daci, ata janë mbajtur nën vëzhgim prej disa muajsh dhe dyshohet se kanë shitur drogë më herët edhe në zonën e Ish-Bllokut. Dy prej të kapurve janë shtetas nga Kosova.
Mësohet se policia u ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
Klan Kosova e ka kontaktuar kryetarin e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, për të mësuar nëse bëhet fjalë për asamblistin e VV-së, Besnik Mujecin, mirëpo i njëjti ka thënë se ka tentuar ta telefonojë Mujeci, mirëpo ky i fundit nuk i është përgjigjur telefonatës.