6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dodik do të përballet me 5 vjet burg dhe ndalim për të mbajtur poste politike

Pasi Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ngriti aktakuzë kundër Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, Millosh Lukiq, mediat lokale publikuan informacionin se ndalimi i aktiviteteve politike të Dodik ishte planifikuar edhe nga të njëjtën prokurori.

Në ndërkohë, avokati Goran Petronijeviq inicioj formimin e Këshillit të Mbrojtjes, i cili do të merret me rastin e Dodik dhe Lukiqit. Siç thekson Petronijeviq, këshilli i përmendur do të kërkojë ndihmë juridike edhe jashtë vendit.

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër Dodik dhe Lukiqit, të cilët akuzohen për veprën penale të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Kristijan Šmit.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës tha për Evropen e Lirë se të premten, më 11 gusht, kanë marrë një kërkesë për të konfirmuar aktakuzën kundër Dodik dhe Lukiq nga Prokuroria e BeH.

Aktakuza ende nuk është vërtetuar, ndërsa afati ligjor për marrjen e vendimit për këtë çështje është pesë ditë nga pranimi i aktakuzës.

Ndonëse ende nuk dihen të gjitha detajet e aktakuzës, portali “Avaz” raportoi se bashkë me aktakuzën, Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës i propozoi gjykatës masën e ndalimit të veprimtarisë politike për Milorad Dodik.

Ndaj, sipas të gjitha sa më sipër, Dodikut i kërcënohet dënimi me burgim prej pesë vitesh dhe caktimi i masës ndaluese të veprimtarisë politike, në rast se një gjë të tillë do ta vendosë gjykata e Bosnje-Hercegovinës.

Për çfarë akuzohen Dodik dhe Lukiq?

Më 9 korrik, Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ka formuar një ekip prej tre prokurorësh pas publikimit të dekretit të Presidentit Milorad Dodik në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska lidhur me mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Dekreti thekson se vendimet e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë nuk publikohen më, dhe për këtë arsye nuk respektohen në Republikën Srpska, si dhe se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës nuk do të të aplikohen në territorin e Republikës Srpska.

Schmidt i anuloi ato vendime, por ato u botuan në Gazetën Zyrtare të drejtuar nga Millosh Lukiq pas dekretit të Presidentit të RS Milorad Dodik.

Pas kësaj, Schmidt vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë-Hercegovinës, i cili e bëri vepër penale moszbatimin ose mosrespektimin e vendimeve të tij, për të cilën parashikohej një dënim deri në pesë vjet burg dhe përfundimi i detyrës për çdo niveli i qeverisjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img