Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të hënën në Tërpezë të Ulët në Malishevë.
Dyshohet se aksidenti u shkaktua nga pakujdesia e një shoferi, duke goditur një veturë tjetër.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Fsh. Tërpezë e Ultë, Malishevë 14.08.2023-11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe gjashtë (6) pasagjerë. Të gjithë të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.